Mirënjohje bashkëpunimi nga Universiteti “Kadri Zeka” për IMC-Natura

Industria e mishit "Calabria-Natura" sot u nderua nga Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan, për bashkëpunim dhe ndihmesë të parezervë për të gjithë studentët e fakultetit Ekonomik dhe gjithashtu për përkahje në arritje të qëllimeve të këtij institucioni profesional edukativo-arsimorë.

Pronari i kësaj insustrie z.Xhelal Selimi ka deklaruar se do të jetë gjithnjë në gatishmëri për të ndihmuar Universitetin "Kadri Zeka" por gjithashtu edhe të gjitha instutucionet e Kosovës dhe rajonit, me qëllim të ngritjes së nivelit të dijes dhe praktikës profesionale në shkalla më të larta, që ekonomia kosovare të zhvillohet sa më shumë për brezat e rinj.

Industria e mishit "Calabria-Natura" ka për qëllim që të ofroj praktikë profesionale për të gjithë studentët në degën e ekonomisë, pra duke filluar për Ekonominë në përgjithësi, pastaj për Teknologjinë ushqimore dhe zhvillimin e Marketingut. Avansimi dhe përgaditja praktike profesionale nga menaxhmenti i kësaj industrie, ndihmon dhe kompleton arritjet e studentëve të rinj në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *